Krahasim i pavarur. Burime zyrtare bankare.Si krahasojmë ↗
EN

Llogarit. Kupto. Vendos.

Provo një kredi, blerjen e shtëpisë, shlyerjen e kartës ose kursimet. Çdo rezultat është orientues, sipas vlerave që vendos.

Kredi për blerje ose ndërtim dyqani · ALL

Zgjidhni një variant të publikuar të interesit ose vendosni supozimet tuaja. Llogaritja nuk riprodhon NEI-n e bankës dhe nuk konfirmon një ofertë.

Kushtet dhe burimet e produktit →

Nuk ka normë të gatshme për llogaritje automatike në këtë monedhë. Formulat dhe kushtet e publikuara gjenden më poshtë; minimumi i një norme të ndryshueshme nuk përdoret si norma juaj.

Lexo normat e publikuara

Interesi nominal sipas monedhës

Norma nominale vjetore shërben për llogaritjen e interesit mbi shumën e kredisë ende të pashlyer; ajo nuk përfshin komisionet dhe ndryshon nga NEI. Norma varet nga monedha, profili i klientit dhe periudha fikse. BTH u referohet bonove të thesarit, ndërsa Euribor është normë referencë për kreditë në euro. Për normat e ndryshueshme, minimumi i publikuar është kufiri i poshtëm; norma që paguani mund të jetë më e lartë.

Paga në bankën e kredisë

BKT publikon norma më të ulëta për klientët që marrin pagën në BKT, si në vitin e parë ashtu edhe në formulën pasuese. Krahaso më poshtë variantin e pagës me atë për klientët e tjerë.

Çfarë do të thotë kalimi i pagës?

Për një ofertë të kushtëzuar me kalimin e pagës, paga duhet të kreditohet në llogari pranë bankës që jep kredinë; vetëm të kesh llogari aty nuk është e njëjta gjë. Pyet sa kohë duhet ta mbash pagën aty dhe çfarë tarifash ka llogaria ose paketa. Banka konfirmon pranueshmërinë.

Kushtet e pagamarrjes nga banka ↗

ALL · Lekë

Me pagën në këtë bankëPagamarrës në BKT3%Fiks për 12 muajt e parë

Më pas: BTH 12M + 2%, min 3%

Rishikim i normës çdo 12 muaj pas periudhës hyrëse. Pa sigurim jete: +0.5 pikë deri në moshën 45 vjeç, +1 pikë mbi 45 vjeç.

Kushtet zyrtare ↗
Klientë të tjerëKlientë të tjerë3.5%Fiks për 12 muajt e parë

Më pas: BTH 12M + 2.5%, min 3.5%

Rishikim i normës çdo 12 muaj pas periudhës hyrëse. Pa sigurim jete: +0.5 pikë deri në moshën 45 vjeç, +1 pikë mbi 45 vjeç.

Kushtet zyrtare ↗
Kosto të tjera dhe skenari i monedhës

Zero do të thotë se kjo kosto nuk është përfshirë, jo se banka nuk e kërkon. Sigurimi vjetor ndahet në 12 muaj për këtë përllogaritje.

PËRLLOGARITJA JOTE ORIENTUESE

Supozime të vendosura nga përdoruesi, jo ofertë bankare. Norma mujore është interesi nominal vjetor pjesëtuar me 12; banka mund të përdorë llogaritje ditore.

Përfshin shumën e marrë hua, interesin dhe vetëm kostot shtesë që vendosni. Kostot e lëna zero nuk përfshihen. Normat pasuese dhe ndryshimet e kursit janë supozime, jo parashikime. Kjo llogaritje nuk është NEI.