Llogarit. Kupto. Vendos.
Provo një kredi, blerjen e shtëpisë, shlyerjen e kartës ose kursimet. Çdo rezultat është orientues, sipas vlerave që vendos.
Kredi për shtëpi (financim hipotekor) · USD
Zgjidhni një variant të publikuar të interesit ose vendosni supozimet tuaja. Llogaritja nuk riprodhon NEI-n e bankës dhe nuk konfirmon një ofertë.
Kushtet dhe burimet e produktit →Nuk ka normë të gatshme për llogaritje automatike në këtë monedhë. Formulat dhe kushtet e publikuara gjenden më poshtë; minimumi i një norme të ndryshueshme nuk përdoret si norma juaj.
Lexo normat e publikuara
Interesi nominal sipas monedhës
Norma nominale vjetore shërben për llogaritjen e interesit mbi shumën e kredisë ende të pashlyer; ajo nuk përfshin komisionet dhe ndryshon nga NEI. Norma varet nga monedha, profili i klientit dhe periudha fikse. BTH u referohet bonove të thesarit, ndërsa Euribor është normë referencë për kreditë në euro. Për normat e ndryshueshme, minimumi i publikuar është kufiri i poshtëm; norma që paguani mund të jetë më e lartë.
UBA publikon norma fitimi më të ulëta për klientët që marrin pagën në UBA, në ALL dhe EUR. Ndryshojnë norma e dy viteve të para, marzhi dhe minimumi në vazhdim.
Çfarë do të thotë kalimi i pagës?
Për një ofertë të kushtëzuar me kalimin e pagës, paga duhet të kreditohet në llogari pranë bankës që jep kredinë; vetëm të kesh llogari aty nuk është e njëjta gjë. Pyet sa kohë duhet ta mbash pagën aty dhe çfarë tarifash ka llogaria ose paketa. Banka konfirmon pranueshmërinë.
Kushtet e pagamarrjes nga banka ↗USD
Norma nominale e pakonfirmuar. Kërko nga banka normën për këtë monedhë.
Kosto të tjera dhe skenari i monedhës
Zero do të thotë se kjo kosto nuk është përfshirë, jo se banka nuk e kërkon. Sigurimi vjetor ndahet në 12 muaj për këtë përllogaritje.
Vendosni shumën, interesin nominal dhe afatin. Kur norma ndryshon, vendosni edhe normën e supozuar më pas.
Supozime të vendosura nga përdoruesi, jo ofertë bankare. Norma mujore është interesi nominal vjetor pjesëtuar me 12; banka mund të përdorë llogaritje ditore.
Përfshin shumën e marrë hua, interesin dhe vetëm kostot shtesë që vendosni. Kostot e lëna zero nuk përfshihen. Normat pasuese dhe ndryshimet e kursit janë supozime, jo parashikime. Kjo llogaritje nuk është NEI.